Kuvendi i Kosovës miraton projektligjin për Prokurorin e Shtetit

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur të enjten e 10 nëntorit ka miratuar projektligjin për Prokurorin e Shtetit. Ministrja, Albulena Haxhiu miratimin e këtij projektligji e ka konsideruar të domosdoshëm

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës me 61 vota për ka miratuar në parim Projektligjin për Prokurorin e Shtetit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka konsideruar të domosdoshëm miratimin e këtij projektligji.

“Synojmë avancimin e mëtejshëm të legjislacionit lidhur me sistemin prokurorial. Strategjia për sundimin e ligjit, por edhe rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë kanë paraparë ndryshime ligjore në Ligjin për Prokurorinë e Shtetit me qëllim të përmirësimit të qëllimit të cekur më herët”, ka theksuar ministrja Haxhiu.

Edhe pse i ka dhënë përkrahje në parim këtij projektligji, deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se në mes të dy leximeve duhet të përcaktohen afate për presidentin e vendit për emërimin e kryeprokurorit të shtetit.

“Domosdoshmërinë që ne të përcaktojmë afate për presidentin e vendit për emërimin e kryeprokurorit të shtetit. Tani jemi dëshmitar me presidenten Osmani, nuk është hera e parë, ka pasur edhe me presidenten Jahjaga që ka pasur një periudhë gati 7 muaj, organi kryesor i akuzës ka mbetur pa kryeprokuror”.

“Ky boshllëk ligjor i ka mundësuar presidentëve që të abuzojnë me këtë mundësi dhe të lënë organin kryesor të akuzës pa udhëheqje. Është e domosdoshëm që të përcaktohen afatet që brenda një periudhe presidenti të jep vlerësimin e vet ose të dekretojë kryeprokurorin ose të refuzojë”, është shprehur Selmanaj.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika