Kuvendi i Kosovës për herë të 35-të tenton të konstituohet

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot(e shtune) më 21 qershor në përpjekje për t’u konstituuar, për herë të 35-të që nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Seanca pritet të nisë në orën 10:30, por si në rastet e mëparshme, nuk ka sinjale të reja që të tregojnë ndonjë përparim në zhbllokimin e situatës.

Në seancën e fundit, të mbajtur para dy ditësh, dështoi për herë të 26-të formimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, propozim i kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

Pavarësisht përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për të futur në votim kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, mungesa e mbështetjes nga partitë e tjera i ka pamundësuar arritjen e kuorumit.

Partitë ish opozitare; PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – sërish nuk propozuan anëtarët e tyre për këtë komision, duke thelluar më tej bllokadën politike. Edhe pas dështimit të 34-të, partitë politike nuk kanë treguar ndonjë gatishmëri për ndryshim qëndrimesh.

Albulena Haxhiu ka thënë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e procedurës së votimit nga i hapur në të fshehtë, duke akuzuar gjykatën për vonesa të pajustifikueshme.

Që nga mbledhja e parë më 15 prill, seancat e vazhduara po mbahen çdo 48 orë, por pa ndonjë rezultat konkret në konstituimin e legjislaturës së re.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika