Kuvendi i RMV-së nesër rifillon punën

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nesër do të nisin zyrtarisht punën pas përfundimit të pushimit vjetor.

Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, ka thirrur një takim joformal me raportuesit parlamentarë, ku do të informojë për aktivitetet aktuale në Kuvend, pas koordinimit me udhëheqësit e grupeve parlamentare.

Sipas njoftimeve zyrtare, përveç këtij brifingu me gazetarët, Parlamenti nuk ka planifikuar aktivitete të tjera për javën e ardhshme, të paktën deri të premten.
Zakonisht, pushimi veror i Kuvendit fillon pas Festës së Ilindenit. Këtë vit, kryeparlamentari Gashi shpalli zgjedhjet lokale për datën 19 tetor, ndërsa Parlamenti pritet të mbajë seanca plenare dhe të komisioneve deri më 29 shtator, përpara nisjes së fushatës zgjedhore.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika