Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën

Në Kuvendin e Serbisë është miratuar raporti për dialogun me Kosovën

Kuvendi i Serbisë

Kuvendi i Serbisë, të enjten e 15 shtatorit, ka miratuar raportin për procesin e dialogut me Kosovën.

Për miratimin e këtij raporti, kanë votuar 148 deputetë, kundër ishin 57 dhe dy deputetë të tjerë nuk kanë votuar, shkruan Tanjug.

Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë.

Raportin e ka prezantuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili i ka njoftuar deputetët dhe qytetarët për gjendjen aktuale, sfidat që e presin.

Vuçiq, gjatë fjalimit të tij ka thënë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Republika e Serbisë as në mënyrë të tërthortë dhe as drejtpërdrejt nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, as nuk do të heqë dorë nga lufta e saj e ligjshme për interesat shtetërore dhe kombëtare, por edhe nga lufta për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq gjatë fjalimit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Sipas tij, bota perëndimore nuk dëshiron të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ka të bëjë me Kosovën.

Ndërkaq, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, para ligjvënësve serbë ka thënë se Kosova është shtet i pavarur.

Kamberi, gjatë fjalës së tij, ka thënë se “çfarëdo që dëshironi të arrini atje [në Kosovë], duhet ta arrini në marrëveshje me autoritetet lokale. Se kush është në pushtet atje, Serbia nuk ka ndikim”.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimi Evropian, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.

Procesi i negociatave duhet të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Kosova këmbëngul që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen e ndërsjellë, ndërsa Serbia nuk pranon.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika