Kuvendi mban seancë plenare

Kuvendi do të mblidhet gjatë ditës së premte të 6 tetorit, për seancë plenare, duke filluar prej orës 11:00. Dhe në rend dite, sipas njoftimit zyrtar, do të jenë pyetjet parlamentare

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, të premten e 6 tetorit, duke filluar nga ora 11:00, do të mbajë seancë plenare.

Në këtë seancë në rend dite do të jenë pyetjet parlamentare.

Ndërsa, deputetët e Kosovës do të mblidhen për herë të tretë gjatë kësaj jave në Kuvend.

Ndryshe, të enjten e pesë tetorit, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur dy seanca plenare.

Seanca e parë ka filluar nga ora 10:00, ndërkaq e dyta nga 10:30.

Seanca e parë, si një pikë të rendit të ditës, “Shqyrtimi i Propozim-amendamentit Kushtetues”.

Ndërkaq, seanca e dytë rendin e ditës e ka si në vijim: Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme, Deklarimet jashtë rendit të ditës, Votimi i Projektligjit nr.08/L-251 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-252 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve…, .

Ndërsa, seanca parlamentare gjatë së mërkurës ka mbajtur vazhdimin e seancës plenare duke nisur nga ora 13:00, ku në rend dite kanë qenë 21 pika.

Në mes të këtyre pikave ka qenë edhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Po ashtu, në rend dite është miratuar projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. Ky projektligj ka dështuar për disa herë me radhë, pasi pro tij nuk janë as disa deputetë të mazhorancës.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika