Të enjten e 30 qershorit, Kuvendi do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.
Në rend dite është miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme dhe debati parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale.
Rendi i ditës
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,
- Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.