“Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, emisioni i rrëfimeve të personazheve publike rikthehet sonte

Emisioni “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, nën drejtimin e Artan Telakut do të rikthehet sonte në TV Dukagjini

Që nga tetori i vitit 2020, emisioni “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, nën drejtimin e Artan Telakut ka qenë adresë për rreth 100 figura publike për të treguar detaje të pa rrëfyera ndonjëherë nga jeta e tyre.

Zinxhirit të këtyre intervistave do t’iu shtohen edhe shumë personalitete të tjera duke nisur nga sonte në TV Dukagjini.

Në premierën e sezonit të katërt të ftuar janë Dj Dagz i cili flet më shumë për bashkëjetesën me Einxhel Shkirën.

Aktorja Valire Zeneli do të jetë protagonistja e parë në rubrikën “Tension”, ku për herë të parë ka rrëfyer historinë e rëndë që ka përjetuar.

Ndërsa mysafirja e tretë është Besiana Behluli, ku zbulon detaje nga martesa e saj e cila i shpëtoi mediave. Mos e humbisni sonte rikthimin e “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në ora 21:10.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika