Lajçak: Dhuna nuk është e pranueshme, kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike

"Ne kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike. Dhuna nuk është e pranueshme”, ka thënë emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka theksuar nevojën urgjente për një zgjidhje politike.

Në një postim në Twitter, Lajçaku ka thënë se dhuna është e papranueshme.

“Gjatë dy ditëve të fundit, ndoqa Forumin GLOBSEC. Gjatë takimeve dhe bisedave të mia të shumta kam diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për tensionet dhe përshkallëzimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike. Dhuna nuk është e pranueshme”, shkroi ai.


Ndryshe, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bratisllavë.

Me anë të postimi në Twitter, Borrell ka theksuar nevojën për depërshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës për zbatimin e Marrëveshjes së arritur.

“Takova kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë për të diskutuar tensionet në veri të Kosovës. Situata aktuale është e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Ne kemi nevojë për depërshkallëzimin urgjent dhe një zgjidhje përmes dialogut për t’iu rikthyer punës sonë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur”, ka shkruar Borrell.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në Bratisllavë u ka bërë me dije atyre se “do të kishte pasur mirëkuptim, nëse protesta e serbëve në veri do të ishte paqësore”.

“Bisedova me Borrellin e Lajçakun. Unë iu thashë atyre se po të kishte protestë paqësore për zgjedhje të parakohshme, do ta kishin mirëkuptimin tim. Por jo mafiozë me shkronjën Z që shtien në drejtim të ushtarëve e policëve, hedhin granate e thërrasin “Vrisni”, “Vrisni”. Këtyre grupacioneve fashiste, ne nuk ua dorëzojmë republikën tonë demokratike. “Nëse duan protestë paqësore, me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, atëherë e kanë kryeministrin e tyre që tërë jetën ka qenë aktivist politik dhe shumë është i gatshëm që t’i dëgjojë, e ndoshta edhe të pajtohet me ta”, ka thënë Kurti.

Ai përsëriti se nuk do të dorëzohet republika demokratike në duart e fashistëve.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika