Lajçak: Më vjen mirë që me Bislimin ramë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka bërë një përmbledhje mbi diskutimet e kësaj jave mbi Ballkanin Perëndimor

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në një përmbledhje mbi diskutimet e kësaj jave mbi Ballkanin Perëndimor, ka thënë se ndjehet mirë që me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë rënë dakord për hapat drejt shtensionimit të raporteve me Serbinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Lajçak ka thënë se në takimin me Bislimin, fokus i bisedës ishte shtensionimi i situatës në veri të Kosovës.

“Nga Dubrovniku udhëtova për në Bratislavë, ku mbajta diskutime të rëndësishme bilaterale me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Kosovës dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi. Biseda jonë u përqendrua në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e datës 3 qershor, dhe punën në drejtim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut. Më vjen mirë që ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka thënë ai.

Pos kësaj, Lajçak shkroi edhe për takimin me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Ai ka theksuar se gjatë këtij takimi shkëmbyen mendime, teksa shton se është përgatitur për takimin e ardhshëm në Bruksel.

Për në Forumin vjetor në Dubrovnik, Lajçaku tha se u ofrua një mundësi e mirë për t’u angazhuar me akterët kryesorë të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se janë bërë hapat e nevojshëm për shtensionim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika