Lajçak për Asociacionin: Për atë që janë pajtuar palët, duhet të ketë zbatim

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është zotim të cilin e ka pranuar Kosova dhe se për këtë duhet që ajo të zbatohet

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, lidhur me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se çdo marrëveshje që është arritur duhet të zbatohet.

Siç thotë Lajçak, për këtë çështje janë pajtuar të dy palët në Bruksel.

Ai ka theksuar se kjo nuk është diçka që e kërkon Brukseli, kjo është diçka që është dakorduar midis palëve.

“Është zotimi të cilin e ka pranuar Kosova. Kjo nuk është diçka që Brukseli e kërkon, kjo është diçka që është pajtuar mes palëve në dialog, në mes Kosovës dhe Serbisë. Pozita jonë si BE është drejtuar si Kosovës ashtu edhe Serbisë, është që ajo që është pajtuar duhet të zbatohet”, ka thënë ai.

Kur pyetet se a do të mund të arrihet që të binden të dy liderët të ulen në tavolinë në Bruksel para pushimeve të verës, Lajçak është shprehur opitimist.

Ai ka thënë se kjo mund të jetë e mundur, pasi sipas tij, të dy liderët janë shprehur të gatshëm për takimin e radhës.

“Jam mjaft optimist, sepse si Kurti ashtu edhe Vuçiq, janë deklaruar se janë të gatshëm që të vijnë, kjo nuk do të jetë problem si çështje”, ka thënë ai.

Megjithatë, e rëndëisishme për Lajçak është që takimi të japë rezultate të mira për të dyja palët.

“Duhet të sigurohemi që takimi të jetë produktiv, dhe do të japë rezultat, kjo është për çka po punojnë por të dy udhëheqësit janë të gatshëm të ritakohen, pasi janë përgjigjur në mënyrë pozitive”, shtoi Lajçak.

Pas Kosovës, diplomati sllovak do ta vizitojë edhe Serbinë.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika