Lajçak për takimin me Osmanin: Diskutim i dobishëm mbi mundësitë për deeskalim

Si "diskutim i dobishëm" është cilësuar takimi me presidenten Osmani nga ana e Lajçakut. Ky i fundit ka bërë të ditur se në takimin me Osmanin është diskutuar dhe rëndësia e koordinimit me miqtë dhe aleatët e Kosovës

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se takimi me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ishte një diskutim i dobishëm mbi mundësitë drejt deeskalimit të situatës.

Me anë të një postimi në Facebook, Lajçak ka deklaruar se temë diskutimi qe edhe rëndësia e koordinimit me miqtë ndërkombëtarë nga ana e palës kosovare.

“Në kuadër të vizitës sime, u takova me Presidenten VjosaOsmani. Ne patëm një diskutim të dobishëm për situatën në veri të Kosovës dhe mundësitë për deeskalim me BE-së si dhe rëndësinë e koordinimit me miqtë dhe aleatët e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Lidhur me takimin, presidentja Osmani ka deklaruar se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.

Gjatë ditës, Lajçak është takuar edhe me Kryeministrin Kurti.

Lajçak ka thënë se ka mirëkuptim nga pala kosovare për të ecur përpara në  tri pikat e prezantuara nga Bashkimi Evropian.

Lidhur me sanksionet nga BE-ja, Lajçak ka deklaruar se BE nuk është e lumtur që gjindet në një pozitë ku do duhej të bënte prezantimin e masave. Ai thekson se nuk do sanksione për asnjërën palë.

Nga ana tjetër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe si rrjedhojë, e bëjnë dialogun Kosovë-Serbi asimetrik.

Vizita e Lajçak vjen si përpjekje për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës.

Ndërkaq, tensionet në veri nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – nën asistimin e policisë – hynë në ndërtesat komunale, pavarësisht kundërshtimit të serbëve lokalë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i ulin tensionet dhe të organizohen zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika