Lajçak takon zëvendësekretarin e NATO-s: Ramë dakord se duhet ndërmarrë hapa për depërshkallëzimin e situatës në veri

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se së bashku me zëvendës-sekretarin e NATO-së kanë rënë dakord për nevojën e ndërmarrjes së hapave për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak ka bërë të ditur se të dy kanë rënë dakord për nevojën e ndërmarrjes së hapave për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

“Ishte e dobishme të takoja zëvëndëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, për të diskutuar situatën në veri të Kosovës. Ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa për depërshkallëzimin e menjëhershëm. Këtë e theksova edhe kur iu drejtova ambasadorëve të NATO-s”, ka shkruar Lajçak.

 

Ndryshe, në veri të Kosovës tensionet janë duke vazhduar që nga 26 maji, me rastin e hyrjes së kryetarëve të zgjedhur të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Si rrjedhojë, Kurtit i erdhën tri kërkesa nga bashkësia ndërkombëtare, qetësimi i situatës në veri duke larguar Policinë e Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës dhe rikthimi në dialogun për normalizim Kosovë-Serbi.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika