Lajçak të hënën në Kosovë, takohet me Kurtin

Miroslav Lajçak, të hënën vjen në Kosovë ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe liderët e partive opozitare  

Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, nga e hëna e 27 qershorit deri më 29 qershor do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjeve të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor”, thuhet në njoftimin për media.

Në njoftim është bërë e ditur se emisari i BE-së gjatë vizitës në Kosovë, do të takohet me Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare.

“Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Gjithashtu, Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se “Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën e 29 qershorit. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën e 28-qershorit”.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika