Lajçak: Zgjidhja e çështjes së të pagjeturve është urgjente

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ka thënë se zgjidhja e çështjes së personave të pagjetur është urgjente. Ai këtë deklaratë e bëri pas vizitës së tij në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur në Prishtinë dhe pasi pa një shfaqje për këtë temë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së të pagjeturve është urgjente.

“Zgjidhja e fatit të më shumë se 1 mijë 600 personave ende të zhdukur është urgjente”, ka deklaruar ai.

Lajçak, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë, në një postim në Twitter ka shkruar se qytetarët që kanë të humbur personat e tyre të dashur meritojnë të mbyllet kjo çështje.

“Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike meritojnë të mbyllet kjo çështje. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen ‘Uji dhe qirinjtë’, ka shkruar Lajçak, transmeton Portali Dukagjuni.

I dërguari i BE-së për dialogun pritet që të martën gjatë ditës të takojë partitë opozitare. Ai të hënën është takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu, Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se “Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën e 29 qershorit. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën e 28-qershorit”.

Miroslav Lajçak mbërrin në ambientet e Qeverisë

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika