Latifi – Pupovci: Nuk kam bërë autoplagjitaturë, Vela po manipulon

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, i ka mohuar akuzat në drejtim të saj, se ajo ka bërë autoplagjitaturë në punimet e saj.

Ajo e quajti manipulues asistentin e Fakultetit të Mjekësisë, Driton Vela, i cili, sipas tij, ka manipuluar me rastin e saj.

Pupovci – Latifi, përmes një lidhje telefonike në “Debat Plus”, tha se revista në të cilën i është publikuar punimi nuk ia ka hequr atë, sepse sipas saj, nuk ka pasur lidhje me autoplagjiaturë.

“Më vjen shumë keq që po më duhet me u sqaru para publikut se Driton Vela është njeri manipulant. Ai manipulon me cdo të dhënë që e posedon edhe me rastin. Ai e ka paraqitur punimin tim si autoplagjiaturë dhe ajo nuk është sepse në revistën ku është publikuar punimin, pas gjitha e-mailave që i kemi shkëmbyer me redaksinë, janë bindur që nuk është autoplagjiatë. Punimi që është publiku është punim që thirret në të dhënat në punimin paraprak, që ka qenë i publikum në një revistë lokale. Që të shkruhet ai punim se çfarë ka qenë, duhet patjetër që ndërlidhen rezultatet ekzistuese të punimit tim. Nuk është autoplajgitaturë, ata që e kanë shikuar edhe një herë punimin dhe do ta hiqnin prej revistës”, tha ajo.

Kurse, Vela i është kundërpërgjigjur se redaksia e revistës nuk e ka tërhequr punimin e saj, por vetëm e ka detyruar ta pranojë ngjashmërinë në mes dy punimeve të saja.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika