LDK-ja bojkoton RTK-në derisa të anulohet vendimi për drejtorin e ri

LDK-ja ka njoftuar se do të bojkotojë RTK-në derisa të anulohet vendimi për drejtorin e ri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) edhe një herë e ka dënuar zgjedhjen e ish-aktivistit të LVV-së, Rilind Gërvalla për drejtor të mediumit publik, RTK.

Kësaj here, kjo parti ka bërë të ditur se do ta bojkotojë pjesëmarrjen në këtë medium derisa të anulohet vendimi për zgjedhjen e drejtorit të ri.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë një televizion publik të pavarur. Prandaj, LDK edhe njëherë kërkon anulimin e menjëhershëm të përzgjedhjes në fjalë, dhe derisa sa kjo të ndodhë, LDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë emision, apo format që organizohet nga ky transmetues”, thuhet në njoftimin e tyre.

LDK ka kërkuar edhe nga subjektet e tjera politike që ta bojktojnë RTK-në

“LDK po ashtu i bën thirrje të gjithë akterëve të tjerë, subjekteve politike e organizatave vendore e ndërkombëtare si dhe figurave të pavarura që të ndjekin një hap të tillë. LDK solidarizohet me gazetarët dhe të gjithë punëtorët që kanë punuar shumë dhe kanë informuar të gjithë qytetarët tanë drejtë dhe në mënyrë të pavarur”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Në reagimin e tyre thuhet se emërimi i Rilind Gërvallës si drejtor i kanaleve shqip të RTK-së është kapje e plotë e këtij mediumi, i cili sipas tyre po shndërrohet si mjet propagande për pushtetin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se përzgjedhja e një aktivisti politik në krye të kanaleve shqip në RTK është kapje e plotë e këtij institucioni publik i cili po shndërrohet në mjet propagande për pushtetin. LDK ka reaguar rreth kësaj përzgjedhje dhe deri në anulimin e këtij procesi me të gjitha strukturat e saj udhëheqëse do ta bojkotojë prezencën në këtë kanal publik”, thuhet në reagimin tyre.

Emërimi i Gërvallës është kritikuar edhe nga partitë e tjera opozitare si dhe nga shoqëria civile për shkak të afërsisë së tij me partinë në pushtet.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika