LDK-ja kërkon themelimin e komisionit hetimor lidhur me menaxhimin e rezervave shtetërore

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, propozoi formimin e këtij komisioni në emër të 41 nënshkruesve

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka paraqitur para deputetëve propozimin për formimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore, nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Gashi propozoi formimin e këtij komisioni në emër të 41 nënshkruesve.

Duke pasur parasysh indicet përtej dyshimit të bazuar për abuzime të mundshme të ndërlidhura me procesin e furnizimit me rezerva shtetërore, e konsiderojmë të nevojshme që të bëhet hetim i thelluar parlamentar”, tha Gashi.

Ai konsideron se është e domosdoshme që të ketë hetim parlamentar për të parë nga afër sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështjen e rezervave shtetërore.

“Cila është procedura që është ndjekur në tërësinë e procesit? A janë hapur tenderë për furnizime shtetërore? Çka është kualifikuar si sekret shtetëror, produkti, çmimi, vendodhja, personat e përfshirë, kontratat si dhe a ka pasur certifikatë sigurie për personat e përfshirë, kush dhe si e ka menaxhuar këtë proces deri në fund, cilët kanë qenë akterët politikë që e kanë drejtuar këtë proces, cila mund të jetë afërsia eventuale e përfituesve të këtyre kontratave me kryeministrin apo me nivelet e tjera politike…?”, pyeti ai.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika