LDK në Lipjan mban takim, fokus përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit

Në Lipjan është mbajtur sot takimi i rregullt i Shtabit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nën drejtimin e kryetarit Imri Ahmeti.

Në qendër të diskutimeve ishte përgatitja finale për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Kryetari Imri Ahmeti ka mbajtur sot takimin e rregullt të Shtabit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan. Në qendër të diskutimit ishte përgatitja finale për zgjedhjet e 12 tetorit si dhe planifikimi i organizimit të takimeve nëpër nëndegë.

Gjatë takimit u shqyrtuan përgatitjet finale për fillimin e fushatës zgjedhore.
LDK do të dalë para qytetarëve me një program të qartë, për të përmbyllur transformimin e Lipjanit në një qytet modern.
Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

Të fundit nga rubrika