LDK pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese: Më e pakta që duhet të ndodh tani është shkarkimi i menjëhershëm i ministres Haxhiu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për rrëzimi e Ligjit për KPK-në i ka pamundësuar pushtetit të kap sistemin e drejtësisë. LDK për këtë shkelje të Kushtetutës ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës(KPK).

LDK këtë e ka konsideruar si “dështim të radhës për kapje të shtetit”.

“Sot Gjykata Kushtetuese e shpalli Aktgjykimin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese i ka vlerësuar si të pranuara të gjitha pretendimet e ngritura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), se ligji në fjalë në pjesën materiale të saj është kundër Kushtetues, rrjedhimisht ai duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Në këtë komunikatë thuhet se rrëzimi i këtij ligji është “rrëzim i tendencës së pushtetit për të kapur sistemin e drejtësisë”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se më e pakta që duhet të ndodh tani është shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu si shkelëse e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën e LDK-së.

Sipas LDK-së, “shkelësit e kushtetutës nuk duhet të kenë vend në institucionet publike, aq më pak në krye të institucionit kryesor të drejtësisë”.

Në këtë komunikatë për media theksohet se Lidhja Demokratike e Kosovës do jetë në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe rendit kushtetues.

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për KPK-në

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika