LDK-ja përfaqësohet nga Gashi në Konventën e Demokratëve, Abdixhiku: Angazhohemi për marrëdhënie të mira me dy partitë amerikane

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se me ftesë nga NDI-ja për pjesëmarrje në Konventën e Demokratëve në Çikago, ka deleguar profesorin Alush Gashi, që do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ndihet i nderuar me ftesën e NDI-së për pjesëmarrje në Konventën e Demokratëve në Çikago.

Ai ka bërë të ditur se në Konventë ka deleguar profesorin, Alush Gashi.

“I nderuar me ftesën e NDI për pjesëmarrje në Konventën e Demokratëve në Çikago. Në këtë Konventë kam deleguar profesorin e nderuar Alush Gashin, bashkëpunëtorin e ngushtë e anëtarin e Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës,” shkruan Abdixhiku.

Abdixhiku shkruan se Gashindo të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për president nga radhët e demokratëve, nënkryerarja e tanishme, Kamala Harris.

“LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci. Mbi të gjitha, me rrugëtimin e ngushtë me aleatët tanë identirar, SHBA-të, drejt realizimit të qëllimeve tona kombëtare.”

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika