LDK: Pushteti po i ndëshkon komunat e Kosovës në ndarjet buxhetore

Sipas kësaj partie opozitare, nuk është bërë asnjë investim në 18 komuna, vetëm sepse, siç thotë LDK-ja, nuk kontrollohen nga pushteti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se po ndëshkon komunat e Kosovës me shumë padrejtësi në ndarjet buxhetore për vitin 2023.

Sipas kësaj partie opozitare, nuk është bërë asnjë investim në 18 komuna, vetëm sepse, siç thotë LDK-ja, nuk kontrollohen nga pushteti.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, LDK-ja ka thënë se Qeveria po luan “paturpësisht politikë me buxhetin e vitit 2023, duke shtuar se komunat po e paguajnë çmimin”.

Sipas tyre, 52 për qind e të gjithë buxhetit për projekte të reja këtë vit do të shkojë për vetëm tri komuna të udhëhequra nga partia në pushtet, të cilat mbulojnë vetëm 9 për qind të territorit të Kosovës.

“Përmes komunave po ndëshkohen qytetarët. A është ky trajtimi që ata meritojnë”, thuhet në një postim të LDK-së, të cilët ia kanë bashkëngjitur edhe një video.

LDK-ja ka thënë se 18 komuna nuk do të shohin asnjë cent nga investimet e reja nga buxheti i vitit 2023.

“Qeveria po dërgon investime në komunat e kontrolluara nga VV-ja. Kjo është shfaqje e hapur e njëanshmërisë politike dhe një fyerje për çdo qytetar”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika