LDK viziton urën mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit, bën thirrje të trajtohet me prioritet ky rast

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti bashkë me dEputetin e kësaj partie, Driton Selmanaj dhe anëtarët e degës së LDK-së në Gjakovë kanë vizituar urën mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit

Deputetët e LDK-së gjatë vizitës në Urën mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti bashkë me dEputetin e kësaj partie, Driton Selmanaj dhe anëtarët e degës së LDK-së në Gjakovë kanë vizituar urën mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit.

Hoti ka thënë se kjo urë është dëmtuar nga reshjet në janar 2021 dhe se sipas tij nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të deri më sot.

“Para se të jetë vonë edhe një herë bëj thirrje të trajtohet me prioritet ky rast. Është e pakuptueshme bllokada e projekteve kapitale në gjithë Kosovën: autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, rruga për Mitrovicë, rruga për Gjakovë, rruga Xërxë-Rahovec e shumë projekte të tjera”, ka shkruar Hoti.

Ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit

Deputeti i LDK-së ka thënë tutje se dëmet për qytetarë dhe për ekonominë nga vonesa në këto projekte të mëdha janë së paku tri herë më të mëdha se kostoja e këtyre projekteve.

“Tanimë është e qartë se kjo qeveri nuk i ka prioritet këto projekte dhe nuk do t’i kryejë në mandatin e mbetur prej një viti e gjysmë. Kjo shihet edhe nga raporti i buxhetit për periudhën janar-mars 2023, ku pothuajse të gjitha projektet kapitale janë me shpenzime zero”, ka shtuar Hoti.

Hoti tutje ka theksuar se kjo qeveri ka bllokuar edhe shumë projekte të komunave duke mos ua bartuar mjetet vetanake.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika