Lekaj për vizitën e krerëve të shtetit në SHBA: Takime në korridore, jo me nivele të larta

Ndërsa Presidentja, Kryeministri dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës po zhvillojnë vizitën e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kritika ka ardhur nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj.

Në emisionin FIVE në TV Dukagjini, Lekaj ka thënë se është për keqardhje fakti që udhëheqësit më të lartë të vendit nuk janë ftuar në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk kanë takime me nivele të larta të Departamentit të Shtetit.

“Unë për keqardhje po e them. Se do të gëzohesha, sikur këta t ishin të ftuar edhe presidentja edhe kryeministri, edhe ministrja në Shtëpinë e Bardhe. Dhe të takoheshin me nivele të larta, jo nëpër korridore. Kjo është shqetësuese, por është pozitive që kryeministri i vendimit tim është në SHBA. Është herët të flasim, por sa kam informacione ai nuk do të takojë ndonjë nivel të lartë të Departamentit të Shtetit apo të Shtëpisë së Bardhë… është shqetësuese që presidentja e endnit tonë e takon (Sekretarin Marko Rubio) në kthinat e korridore…”, ka thënë Lekaj.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika