Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, epiqendra afër Tiranës

Lëkundje të forta të tokës janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Tërmeti i parë është regjistruar në ora 05:04 me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane (EMSC).

Pas tij janë regjistruar disa lëkundje të tjera më të lehta: një me magnitudë 2.2, një tjetër 2.6, më pas 3.0 dhe 3.4. 

Tërmeti i fundit është shënuar në ora 05:45, rreth 20 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit.

Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika