“Lema mu këtë të renë” – e mbijetuara e dhunës seksuale me histori rrëshqethëse në “Debat Plus”

Një tjetër e mbijetuar e dhunës seksuale po vazhdon historinë e saj rrëshqethëse nga lufta e fundit në Kosovë.

“Debat Plus” të TV Dukagjini, ajo ka treguar se ishte vetëm 11-vjeç kur ishte dhunuar nga ushtarët serb, njërit prej të cilëve e njihte që para luftës.

Ajo përmend emrin e tij, “Gjura”, një serb i cili para luftës kishte punuar së bashku me babain e saj.

Këtë të fundit e kishte menduar të vdekur deri në momentin kur pasi kriminelët serbë e kishin marrë së bashku me në bashku me nënën e saj e e kishin dërguar në një stacion policie, ku peng po ia mbanin babain.

‘“Fiks Gjura ka qenë. Tri ditë e tri netë, lema mu këtë të renë. Nëna një dhomë, unë në një dhomë, ka qenë shtallë e lopve. Na morrën atë ditë kur e gjujtën nga djepi vëllaun. Aty e kanë marrë nanën e kanë shti në kerr, katër me maska, Gjura si bos, me grada në krah, i rrahte gjoksat edhe janë kthy më kanë marrë mu”…..”Na futën në kerrë…I kam pa motrat, thirrshin oj nanë, na i lamë, babi ma nuk ish, kur kemi shku babën e kam pa stacion të Policisë. E kishin lidh, e kishin mbulu, ju kish ajt trupi. Me muaj se kemi pa…ish shkumu. Nanës i thanë a po ki qef me pa dashninë e jetës…”, ka rrëfyer ajo.

Pasi nuk e kishin lënë as ta prek babain, së bashku me nënën, ata i kishin dërguar në një stall e cila nga e mbijetuara, cilësohet si “stacion dhunimi”.

“Na kanë marrë aty në një shtallë të lopve. Ermal ske pas ç’ka sheh…puma, tesha, pulla veç t’femrave. Aty kish qenë bazë, aty kish qenë stacion i dhunimeve. Veç kashtë ish kanë e shtrume. M’kanë shti drejt në një koridor. Kështu kur t’ia lëmoj çikës flokt më rrëshqethet trupi. Gjura tha lema mu këtë të renë, edhe ma nuk e disha ku po shkojmë…”, ka rrëfyer e mbijetuara.

Kjo e fundit, thotë se Gjura i kishte kërkuar ta zhvishte e edhe nevojat bazike si ushqimi, ia siguronte me një kusht.

“Pullat s’i ka shpërtheku, tha shpërthekomi. Qesi zogëza veç Kosova ka dhe unë jo me ia shpërtheku se s’më punojshin duart, e di që pesë minuta s’kam mujt me fol…sot burrin nuk e dua. Nuk kam qejf as atë punë me bë. Ma obligonte që edhe kur të kthehem prapë ke mem knaq, ndash me të pru ujë”, ka rrëfyer ajo.

Mes të tjerash, ajo ka treguar se kur ishte parë me nënën e saj pasi ushtarët serb ishin larguar, nëna kishte qenë e lënduar. Shenjat ia kishte parë në gjithë trupin.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika