Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë tri marrëveshje në Berlin

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Berlinit kanë nënshkruar tri marrëveshje si marrëveshjen për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Berlinit





“Marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale”.

Këto janë tri marrëveshjet që janë nënshkruar nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit që po mbahet në Berlin.

Ndërsa heqja e regjimit të vizave në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës pritet të bëhet përmes vendimeve të tjera bilaterale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke nënshkruar marrëveshjet

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në fjalimin e tij në Samitin e Berlinit ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë përkushtuar të punojnë së bashku për të arritur qëllimet dhe synimet në Tregun e Përbashkët Rajonal dhe jo vetëm.

Scholz në këtë samit ka thënë se procesi i normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet dhe se mund të llogarisin në Procesin e Berlinit për mbështetje.

“Zotimet që po i bëjmë sot janë me urgjencë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, procesi i normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, mund të llogarisin në këtë proces që do t’i mbështesë”, ka deklaruar Scholz.

Ky samit përndryshe është konsideruar si lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe stabilitetit të rajonit që vendet si Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria t’i afrohen anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për shkak të frikës nga ndikimet gjithnjë e më të shtuara të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Qëllimet kryesore të këtij procesi janë, përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Procesi fokusohet në lëvizjen e lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitalit.

Ky proces përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën.

Ndërsa, shtetet pjesëmarrëse të BE-së janë, Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Greqia, Gjermania, Polonia, Sllovenia dhe Italia.

Scholz: Normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përshpejtohet, ka mbështetjen tonë





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika