Liderët e opozitës përkujtojnë sulmet terroriste të 11 shtatorit në ShBA

Krerët e partive opozitare në Kosovë kanë përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kishin lënë të vdekur rreth 3 mijë persona. Liderët kanë theksuar faktin që Kosova bashkëndjen me popullin amerikan dhe se i kujtojnë me respekt viktimat e atyre sulmeve

Memli Krasniqi, PDK, Lumir Abdixhiku, LDK dhe Ramush Haradinaj, AAK

Liderët e opozitarë kanë përkujtuar 21-vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar ditën kur ShBA-të janë sulmuar nga terroristët.

“Sot, me dhembje kujtojmë 11 shtatorin e vitit 2001, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmet terroriste, që morën jetën e rreth 3 mijë personave”.

“Ajo që ishte menduar të ishte goditje për SHBA-të dhe botën demokratike, vetëm sa i bashkoi të gjithë, për tu ngritur më fuqishëm e më guximshëm se kurrë kundër terrorizmit dhe në mbrojtje të më të shtrenjtës: Lirisë”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, ai ka theksuar se Kosova qëndron pranë popullit mik amerikan për të kujtuar këtë ditë dhe për të ndarë dhembjen e pikëllimin me ta.

Sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe humbjen e 3 mijë jetëve 21 vjet më parë, i ka përkujtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Twitter.

“21 vjet më parë, 3000 jetë humbën në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Sot ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, familjet e tyre dhe heronjtë që ndihmuan në kohën e nevojës”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndërsa 21-vjetorin e sulmit e ka përkujtuar edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se 11 shtatori i vitit 2001 ka ndyshuar përgjithmonë kursin e globit.

Ndër të tjera, ai ka thënë se sulmi terrorist ka lëkundur botën, por nuk e ka thyer popullin amerikan.

“Në një ndër ditët më të zeza të historisë moderne, sulmi terrorist i paprecedentë kundër Shteteve të Bashkuara, lëkundi botën por nuk e theu shpirtin e madh amerikan. Qëndresë, fitore, liri dhe demokraci. Në njëzet e një vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite”, ka shkruar Haradinaj.

Të dielën e 11 shtatorit janë shënuar 21 vjet nga sulmi i 19 individëve, përkatësisht, 15 nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Katër aeroplanë kryen sulme duke goditur Kullat Binjake në Nju Jork, Pentagonin në Uashington dhe një avion u rrëzua në Pensilvani. Nga ky sulm mbetën të vdekur afër 3 mijë persona.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika