“Ligji i KPK-së”, shkak i përplasjes në Kuvend në mes të Haxhiut dhe Kodra-Deliut

"Vendimi i gjykatës për Ligjin për KPK-në nuk është lajm i mirë për drejtësinë, por është lajm i mirë vetëm për ju si parti opozitare dhe grupet e interesit brenda sistemit të drejtësisë", i është drejtuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra

Në seancën e së enjtes, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial është lajm i mirë për drejtësinë në Kosovë.

Kjo deklaratë e ka shtyrë që të reagojë ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ministrja Haxhiu ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për KPK-në nuk është lajm i mirë për drejtësinë, por mund të jetë lajm i mirë vetëm për opozitën dhe grupet e interesit brenda sistemit të drejtësisë.

“Është lajm i mirë vetëm për juve si parti opozitare dhe për grupet e interesit brenda sistemit të drejtësisë, sa kanë përgjegjësi sistemet e drejtësisë për mosveprim dhe neglizhencë, po ashtu aq keni edhe ju përgjegjësi që e keni ndrydhur dhe shtrydhur sistemin e drejtësisë për interesa të juaja personale”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Deliu-Kodra, i është kundërpërgjigjur duke i thënë se ky është një atakim ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Ajo ka drejtuar një pyetje për kryeministrin Albin Kurti, duke i thënë se a janë superkriminelë shkelësit e Kushtetutës, duke iu referuar deklaratave të tij të mëhershme.

“Ky shtet themelet e së cilit janë krijuar me mund e sakrifica nuk do të shndërrohet në shtet autoritar dhe nuk mund të ketë atakim të institucioneve të pavarura të drejtësisë. Edhe kjo që sapo bëtë është përpjekje e re që të sulmoni institucionet e pavarura të drejtësisë, ku e merr guximin të atakoni një institucion të tillë, ju po folni për drejtësi, e në fakt e kisha një pyetje për Kurtin, a janë superkriminelë shkelësit e Kushtetutës?”, ka theksuar Deliu-Kodra.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika