Ligji për çmimet tavan, Murati: Nuk është kundër bizneseve, por kundër abuzimit në kohë krize

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i autorizuar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila paraqiti sot në Kuvend projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, apo i njohur si Ligji për Çmimet Tavan.

Sipas tij, ky projektligj synon vendosjen e masave, me qëllim që të mbrohet konsumatori dhe interesi publik.

“Një projektligj që është përgjigje politike dhe shtetërore ndaj një nevoje reale të qytetarëve të Kosovës që shteti të mos mbetet si spektator për kur çmimet e produkteve bazë dalin jashtë logjikës ekonomike dhe rëndon drejtpëdrejt në familjet tona’, ka thënë Murai në foltoren e Kuvendit. Ky projektligj synon të vendosë masa të përkohshme dhe proporcionale për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut, me fokus të qartë në mbrojtjen e konsumatorit dhe interesit publik” – tha Murati.

Tutje, Murati u shpreh se ky projektligj nuk është kundër bizneseve, por që ai thotë se e ndan kufirim mes fitimit të ligjshëm dhe abuzimit në rrethana të krizës.

“Pra, kemi të bëjmë me një instrument të jashtëzakonshëm për situata të jashtëzakonshme, jo me një mekanizëm të përhershëm të ndërhyrjeve në ekonomi. Për këtë arsye, ky projektligj nuk është kundër biznesit, as kundër tregut të lirë, përkundrazi është ligj për rregull, parashikueshmëri”./EO

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika