Ligji për KPK-në, Këshilli Prokurorial i reagon ashpër zyrës së BE-së

Këshilli Prokurorial i Kosovës i ka reaguar zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, pasi kjo e fundit u dërgoi një letër qortuese anëtarëve të KPK-së, duke pretenduar se të njëjtit planifikonin të pengonin ligjin e ri të KPK-së. Për këtë ishin në dijeni edhe Ministra e Drejtësisë, por që në KPK thonë se kjo nuk është e vërtetë

Një letër ‘qortuese’ nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kishte shkuar muajin e kaluar në adresë të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Letra vuri në pah se anëtarët e Këshillit ishin duke u organizuar për të penguar zbatueshmërinë e ligjit të ri të KPK-së, duke dhënë dorëheqje anëtarët aktual e duke u zëvendësuar me të tjerë.

Megjithatë këto pretendime të ngritura nga Bashkimi Evropian i kanë mohuar në Këshillin Prokurorial. Përmes një përgjigjeje me shkrim kryesuesi i këtij institucioni, Ardian Hajdaraj ka thënë se nuk besojnë se kjo letër është qëndrim zyrtar i BE-së.

“Lidhur me letrën që kemi pranuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, KPK vlerëson se nëse e shihni me kujdes këtë letër mund të vëreni se ajo bazohet në thashetheme dhe nuk ka asnjë provë konkrete për pretendimet që përshkruhen në të. Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë kundër reformave në sistemin e drejtësisë, por natyrisht siç përcaktohet edhe me ligj, nuk mund të ndalojë as dorëheqjen e asnjërit prej anëtarëve të tij. KPK pret të bëhet një reagim i nevojshëm dhe konstruktiv nga përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, sepse vërtet nuk beson asesi se kjo letër përbën një qëndrim të bazuar të tyre”, ka deklaruar Ardian Hajdaraj – Kryesues i KPK-së.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se gjendja është shqetësuese, meqë anëtarët e KPK-së, kanë tentuar të pengojnë ndër reformat më të rëndësishme në sistemin prokurorial.

“Reagimi i BE-së, konkretisht letra që i është dërguar anëtarëve të KPK-së, është me të vertetë ka qenë një gjendje shqetësuese për faktin se vetëm fillun me dhënë dorëheqje, e patëm një dorëheqje nga antari i KPK-së, Armend Zenelaj që është deponu tek kryesuesi i KPK-së”, ka deklaruar Flamur Kabashi – Hulumtues në IKD.

Kabashi shton se kjo tentativë është ndalur meqë ligji ka hyrë në fuqi.

“Tashmë kjo tentativë është ndalur sepse tashme ligji ka hyre ne fuqi, ligji për KPK-në është publikuar në Gazetën zyrtare dhe krijohet dhe ka përfundu afati 15 ditor zyrtare dhe njëfarë forme ligji, për kpk percakton sakte dhe kjart 7 anëtare i ka, mandatet të cilët aktualisht i kanë anëtaret ruhen deri ne përfundim te mandatit te tyre…”, ka thesuar ai.

Në anën tjetër në Ministrinë e Drejtësisë, kanë thënë se kanë qenë në dijeni për planet e KPK-së, të cilët sipas tyre vazhdimisht kanë përdorur forma të ndryshme për të penguar këtë reformë.

“Pothuajse bëhen 4 vjet nga fillimi i kësaj reforme dhe fatkeqësisht KPK, në vazhdimësi ka përdorur forma të ndryshme për ta penguar atë dhe njëra ndër përpjekjet ka qenë edhe kjo. Ne kemi qenë në dijeni për planet e tyre për dështimin e reformës, por lajmi i mirë është që planet e tilla kanë dështuar dhe reforma është jetësuar. Pra, pas angazhimit të vazhdueshëm më përkushtim të plotë të MD-së dhe akterëve të tjerë që e deshën këtë reformë, ndryshimet në Ligjin e KPK-së tashmë kanë hyrë në fuqi dhe përpjekjet e tilla përfundimisht kanë marrë fund. Kjo nismë reformuese, do ta sjellë një përbërje të re dhe të balancuar, me kriteret e forcuara profesionale dhe jopolitike mes tjerash, e cila do ta eliminojë dominimin klanor dhe korporatist të Këshillit, konfliktin e interesit, do ta adresojnë mungesën e rezultateve dhe të cilat, do të rezultojnë me rritje të integritetit dhe funksionimit profesional të KPK-së, llogaridhënie dhe transparencë të tërë sistemit prokurorial”.

Pas kalimit të filtrave të Gjykatës Kushtetuese, Ligji për Këshillin Prokurorial ka hyrë në fuqi, në fund të muajit të kaluar.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika