Limaj: Jemi tepër të vonuar, duhet të ulemi dhe të arrijmë një marrëveshje politik

Deputeti i NISMA-së, Fatmir Limaj pas dështimit të “episodit 37-të të konsistuimit të Kuvendit të Kosovës” ka deklaruar se duhet të ketë një marrëveshje politike, e që sipas tij “jemi të vonuar” në këtë proces.

“Dalëngadalë duhet të largohemi nga kalkulimet dhe lojërat me fjalë. Duhet të përqendrohemi, sepse përndryshe nuk do ta përmbushim atë që pret qytetari i Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës. Jemi tepër të vonuar. Duhet të ulemi dhe të arrijmë një marrëveshje politike” deklaroi Limaj.

Ndryshe, rreth dy minuta ka zgjatur mbledhja e deputetëve të mërkurën. Rezultati – tjetër dështim për konstituim të Kuvendit. Edhe sot deputetët nuk votuan për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Është hera e 37-të që deputetët dështojnë në konstituim të legjislaturës së nëntë.

Pro komisionit votuan 52 deputetë. 

Seanca e ardhshme do të mbahet të premten me fillim prej orës 11:00.

Deri tash, Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese nuk ka siguruar shumicën për ta votuar emrin e Albulena Haxhiut fillimisht për kryeparlamentare, e më pas as komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Partitë që deri tash ishin në opozitë nuk kanë votuar për këtë komision.

Rregullorja e punës obligon deputetët të mblidhen çdo dy ditë për seancën konstituive, e cila konsiderohet e mbyllur pas zgjedhjes së kryesisë. Si rrjedhojë, Kuvendi po mban mbledhje çdo dy ditë tash e më shumë se 70 ditë.

E moskonstituimi po i kushton Kosovës me miliona euro. Mosratifikimi në Kuvend i marrëveshjes së Kosovës me Bashkimin Evropian për Planin e Rritjes nënkupton që Kosova nuk po mund të përfitojë ende nga ky buxhet multimilionësh. Për dallim, Serbia tashmë ka marrë mbi 50 milionët e parë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika