Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar punën e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastratin, duke e cilësuar si shembull për transformim dhe zhvillim lokal.
Në Debat Plus, Limaj ka thënë se Malisheva ka përjetuar investime gjigante gjatë tre viteve të fundit, të realizuara pa ndihmën e qeverisë qendrore.
“Kqyrë çka ka bërë Malisheva. S’ka bërë katër vjet Kosova, çka ndodh tri vjet në Malishevë. Investime gjigante. Përkushtimi, angazhimi, dashuria për venin tanë, me dashtë vendin tanë, punën me dashtë. E ka transformuar atë vend. Përkushtimi natë e ditë, me pak pare, pa ndihmën e qeverisë qendrore. Krejt vet. Sot shkon atje, i ki 20O parkingje, ka bërë infrastrukturën nëntokësore për 200 mijë banorë, s’sheh tel nëpër qytet, ka transformuar gjithë qytetin”, ka thënë Limaj.