Limaj pas dështimit të seancës: Të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se tashmë mbetet që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese tashmë është vënë në lëvizje dhe do të aktivizohet nga mesnata e sotme”.

”Në këtë fazë, është më mirë që të gjithë deputetët të presin aktgjykimin e saj”, deklaroi Limaj pas përfundimit të seancës së dështuar.

Limaj ka thënë se afati prej 30 ditësh i dhënë me Aktvendim të Gjykatës Kushtetuese nuk është shfrytëzuar sepse nuk është dhënë mundësia për votim deputetëve.

Kjo deklaratë vjen në prag të hyrjes në fuqi të ndalesës kushtetuese që pezullon çdo përpjekje për konstituim të Kuvendit nga 27 korriku deri më 8 gusht, duke e lënë në dorë të Gjykatës Kushtetuese përcaktimin e hapave të ardhshëm institucionalë.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika