Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas zgjedhjes së Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit, kërkoi që Lëvizja Vetëvendosje të japë një shpjegim për qytetarët e Kosovës lidhur me vonesat në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Le të japë një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri me tani sa muaj. Shpresoj që do ta kenë një shpjegim para qytetarëve të Kosovës pse është vonuar vendi deri me tani”, ka thënë Limaj.