Lindrit Kamberi zgjat kontratën me FC Zurich

Futbollistin, Lindrit Kamberi, Zvicra e sheh si të rëndësishëm për ekipin e tyre FC Zurich, kështu duke e rinovuar kontratën me të, pasi në ndeshjet e fundit të zhvilluara nga ai sipas tyre ka qenë mjaftë i suksseshëm

Lindrit Kamberi

Superliga zvicerane, FC Zurich ka bërë të ditur përmes një komunikate se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Kosova, Lindrit Kamberin, që të rinovojnë kontratën.

Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur kontratë të re me klubin zviceran, e që do ta mbajë atë deri në verën e vitit 2025.

“Klubi ka kënaqësinë të njoftojë se ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës trevjeçare me Lindrit Kamberin deri në verën e vitit 2025”, thuhet fillimisht në komunikatën e Zurichut.

Kamberi si mbrojtës qendror në lojë, ka përfunduar pjesën më të madhe të stërvitjes së tij në Fussballclub Zürich, zakonisht i shkurtuar në FC Zürich (FCZ), dhe është paraqitur në 18 ndeshje konkurruese me ekipin e tij deri më tani, duke shënuar një gol me kokë në ndeshjen kundër klubit zviceran, FC St.Gallen.

Për të fituar praktikën e ndeshjeve dhe për t’u zhvilluar më tej, Kamberi ishte huazuar në FC Wil për sezonin 2019/2020.

Ndërsa, gjatë sezonit 2020/2021, ai ishte nën kontratë si huazim në FC Winterthur përpara se të kthehej në klub para kohe në mars 2020.

Drejtori sportiv i Zurichut, Marinko Jurendic, ka thënë  për rinovimin e kontratës, se Kamberi ka vazhduar të zhvillohet gjatë viteve të fundit, dhe se e ka cilësuar si të rëndësishëm për ekipin e tyre.

“Lindriti ka vazhduar të zhvillohet gjatë viteve të fundit, nga kapiteni në U21 te përformuesi më i mirë në Challenge League, tek profesionist i besueshëm në Superligë. Me personalitetin e tij pozitiv dhe vullnetin e madh për të përformuar, ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë” , ka thënë ai.

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika