Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna vihen nën mbrojtje paraprake

Foto: Kallxo

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit janë vënë nën mbrojtje paraprake.

Durmishi ka bërë të ditur se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtjen paraprake të këtyre zonave, të cilin e ka cilësuar si një nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Durmishit, zona me një sipërfaqe prej 192.19 kilometra katrorë tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, duke e ngritur në 12.4 për qind përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika