“Liria ka Emër” merr mbështetje edhe nga kryetari i Vushtrrisë për marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli ka vizituar sot, Vushtrrinë, ku është pritur në takim nga kryetari Ferit Idrizi.

Sipas njoftimit ata kanë marrë mbështetjen edhe nga Komuna e Vushtrrisë për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

“Faleminderit Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe kabinetit të tij per pritjen dhe mbështetjen e dhënë Marshit “Drejtësi, jo politikë”. Mbeshtetja nga Vushtrria eshte deshmi se kjo kauzë e bashkon të gjithë Kosovën reth parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe vlerave te luftes çlirimtare. Më 17 shkurt, në Prishtinë, marshojmë bashkë për drejtësi të paanshme. Drejtësi, jo politikë!”, thuhet në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika