“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit në prag të marshit: Solidarizohemi me familjet e çlirimtarëve dhe presim lirimin e tyre

Përfaqësuesit e platformës qytetare Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, vizituan sot familjen e Kadri Veselit, i cili po gjykohet në Hagë bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në një proces që tashmë ndodhet në fazën finale.
Ata u pritën nga bashkëshortja Violeta Veseli, si dhe nga dy djemtë dhe vajza e tij, në një moment vendimtar për familjen dhe për vendin.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e platformës shprehën solidaritet të plotë me familjen Veseli dhe ritheksuan besimin se lufta e popullit tonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Ata i njoftuan për aktivitetet dhe mobilizimin qytetar për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
“Qëndrojmë pranë familjes Veseli me bindjen e plotë se drejtësia nuk mund të shkëputet nga e vërteta historike dhe se lufta jonë për liri ishte e drejtë,” tha Eliza Hoxha.
“Marshi i 17 shkurtit është zë qytetar për drejtësi dhe dinjitet. Presim që çlirimtarët në Hagë të lirohen sa më shpejt si të pafajshëm dhe të kthehen pranë familjeve të tyre,” u shpreh Ismail Tasholli.
Nga ana e saj, Violeta Veseli falënderoi platformën qytetare “Liria ka Emër” për angazhimin dhe solidaritetin e treguar.
Platforma “Liria ka Emër” rithekson angazhimin për mobilizim të gjerë qytetar në këtë javë vendimtare, duke theksuar se uniteti dhe solidariteti mbeten përgjigjja më e fortë në mbrojtje të drejtësisë dhe vlerave të luftës çlirimtare.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika