Lirohet nga akuza se falsifikoi 126 vota

Mustafa në cilësinë e kryesuesit të komisionit zgjedhor në fshatin Celinë, Komuna Rahovec, ngarkohet se kishte regjistruar në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, duke regjistruar 126 vota, prej tyre 68 vota të shtuara dhe 58 vota të hequra

Gjykata Themelore në Gjakovë të premten ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Besmir Mustafa, i cili po akuzohet për falsifikimi të rezultateve të votimit.

Mustafa në cilësinë e kryesuesit të komisionit zgjedhor në fshatin Celinë, Komuna Rahovec, ngarkohet se kishte regjistruar në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, duke regjistruar 126 vota, prej tyre 68 vota të shtuara dhe 58 vota të hequra,  raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj Mustafa u shpall të premten, nga gjykatësi Ilir Rashkaj.

Kundër këtij aktgjykimit, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh. Kurse, Mustafa lirohet nga shpenzimet gjyqësore.

Sipas aktakuzës së përpiluar në nëntor të vitit 2022, Prokuroria Themelore në Gjakovë e ngarkonte Besmir Mustafen se pas mbylljes së vendvotimeve pas orës 19:00/h, duke e keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij lidhur me zgjedhjes ka regjistruar në mënyrë të pasaktë rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore.

Në aktakuzë thuhej se i pandehuri ditën kritike, ishte i autorizuar nga KQZ si kryesues i komisionit zgjedhor në vendvotimin që gjendej në shkollën filllore “Faik Konica” në fshatin Celinë, Komuna Rahovec.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se pas numërimit të votave në Formularin e Rezultateve të kandidatëve si dhe pas rinumërimit të votave në kundërshtim me nenin 102 paragrafi 2 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka regjistruar në mënyrë jo të saktë votat e kandidatëve, duke regjistruar 126 vota, prej tyre 68 vota të shtuara dhe 58 vota të hequra, me ç’rast me gjithsej 126 vota i ka dëmtuar kandidatët e ndryshëm brenda subjekteve politike për zgjedhjet e përgjithshme.

Me këtë Mustafa ngarkohej se ka kryer veprën penale “falsifikimi i rezultateve te votimit:” nga neni 216 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika