Lista Guxo me dy kryetarë, deklarohen nga KQZ-ja

Të mërkurën e shtatë shtatorit, Lista Guxo ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor, me ç’rast ka zgjedhur dy kryetarë për ta udhëhequr partinë. Për këtë, nga KQZ është thënë se kuvendi i kësaj partie është vëzhguar nga ky institucion dhe në mbledhjen e radhës do të paraqitet një raport

Ilustrim

Të mërkurën e shtatë shtatorit, Lista Guxo ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor, me ç’rast ka zgjedhur dy kryetarë për ta udhëhequr partinë.

Donika Gërvalla dhe Faton Peci, morën besimin për udhëheqje të përbashkët të kësaj partie.

Për këtë, në një përgjigje për Portali Dukagjini, zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka thënë se kuvendi i kësaj partie është vëzhguar nga ky institucion dhe në mbledhjen e radhës do të paraqitet një raport.

“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim ka vëzhguar kuvendin qendror të partisë “Guxo”, i cili është mbajtur më 7 shtator. Sikurse herave të kaluara, nga vëzhgimi i kuvendeve zgjedhore të partive të tjera, kjo Zyrë do të paraqesë në mbledhjen e radhës të KQZ-së një raport lidhur me zhvillimin e kuvendit të partisë Guxo”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Por, kjo sipas Eugen Cakollit, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), është konsideruar shkelje e legjislacionit.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “GUXO” e filluar zyrtarisht aktivitetin partiak/politik me shkelje të legjislacionit gjatë zgjedhjes së strukturave udhëheqëse të saj.

Sipas tij, sado që mund të duket zgjidhje kreative, legjislacioni zgjedhor në Kosovë nuk e njeh mundësinë e “bashkëkryesimit” të partive.

“Ligji për Zgjedhjet dhe Rregulla Zgjedhore 01/2013 përcaktojnë qartazi që partitë politike kanë ‘kryetar’, e jo ‘kryetarË’”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka theksuar se rrjedhimisht, statutet e partive duhet t’i përcaktojnë procedurat për zgjedhjen e vetëm një kryetari.

Ndryshe, siç thotë Cakolli, nuk do të mund të zbatohen obligimet për funksionim të rregullt që ka partia politike, respektivisht kryetari/ja e saj – si instancë kryesore për, minimalisht, nënshkrimin e dokumenteve zyrtare dhe përgjegjësisë ligjore.

“Prandaj, Zyra do të duhej t’i propozonte KQZ-së mosnjohjen e këtij Kuvendi dhe vendimmarrjes së partisë ‘Guxo’ lidhur me këtë çështje, si dhe ta obligojë atë që ta harmonizojë statutin e partisë me kornizën ligjore”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika