Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka kritikuar Listën Serbe për glorifikimin që i ka bërë ish-gjeneralit të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe të dënuarit të Hagës, Nebojsha Pavkoviq, i cili vdiq këtë të hënë.
Musliu vlerëson se Lista Serbe që sipas tij pretendon se përfaqëson serbët e Kosovës ka lavdëruar një gjeneral të ushtrisë serbe që ishte i dënuar për masakra për çka edhe u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të merren më këtë rast që sipas tij është akt i nxitjes së urrejtjes, njofton Dukagjini.
“Deklarata skandaloze e ‘Unionit të Grave të Listës Serbe’ e publikuar sot ne rrjete sociale, në kujtim të kriminelit të dënuar nga Tribunali i Hagës, Nebojsha Pavkoviq i cili vdiq sot ne Beograd, është vazhdim i glorifikimit dhe lartësimit të kriminelëve të luftës. Kur një parti qe pretendon qe përfaqëson serbet e Kosovës lavdëron një gjeneral te ushtrisë serbe te dënuar për masakra, ajo ne fakt dërgon mesazhin se krimi ndaj shqiptareve duhet shpërblyer, jo dënuar. U bej thirrje institucioneve tona te merren me ketë akt te nxitjes se urrejtjes dhe glorifikimit te krimineleve te luftës nga ana e serbeve të Kosovës!”, shkruan Musliu.