Lista Serbe përsëri i drejtohet Gjykatës Kushtetueses, kërkon masë të përkohshme

Lista Serbe prapë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar që posti i nënkryetarit të Kuvendit, të iu takoj atyre e jo Nenad Rashiqit. Juristët përfshirë edhe ekspertët e të Drejtës Kushtetuese mendojnë se është e vështirë të parashikohet përgjigja e Kushtetueses, por që vlerësojnë se ka bazë që kërkesa e Listës Serbe të refuzohet dhe të mos trajtohet fare

Nenad Rashiq është emri të cilin Lista Serba nuk e dëshiron në postin e nënkryetarit të Kuvendit, prandaj edhe një herë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke iu kërkuar që të konstatohet se ky post i takon Listës Serbe.

“…Jemi të vetëdijshëm se regjimi i Albin Kurtit e ka futur me forcë Nenad Rashiçin si deputet, por edhe në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit. Megjithatë, të drejtat e garantuara me Kushtetutë duhet të respektohen dhe të kenë përparësi ndaj forcës politike të shumicës” – Igor Simiq – Nënkryetar i Listës Serbe.

Adresimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po e vlerësojnë lajm të mirë për shkak se i heq dilemat dhe mundësitë për viktimizim për mohim të të drejtave.

“Sa i përket masës së përkohshme bazuar në një numër të aktgjykimeve që janë nxjerrë në raport me konstituimin e Kuvendit deri më tani do të duhej që Gjykata Kushtetuese ta dinte nëse Kuvendit është konstituar ose jo dhe lehtësisht të vendos nëse do të kemi masë të përkohshme apo jo dhe çështja të zgjidhet me një aktgjykim meritor të cilin e nxerr Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Gzim Shala – Hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

Shala thotë se për shkak të ndryshimit të standardeve në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese është e vështirë të parashihet se cili do të jetë epilogu përfundimtar.

Edhe ish-profesor i të Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se është e vështirë të parashikohet përgjigja që do të japë Kushtetuesja, por që sipas tij, ka bazë që të mos pranohet kërkesa.

“Unë mendoj se Gjykata Kushtetuese duhet ta kuptojë që janë themeluar institucionet dhe interpretimi në frymë i Kushtetutës nënkupton që ka të drejtë sepse paragrafi 4 i nenit 67 të Kushtetutës nuk thotë që grupi më i madh paralemnetar i komunitetit pakicë serb duhet ta propozojë kanidatin për nëkryetar. Meqë nuk thotë, por thotë vetëm se zgjidhe3t me shumicë të votave edhe për komunitetin pakicë serbe dhe jo serbë pakicë atëherë do të duhej që pikërisht kjo të jetë bazë se është ka ndodhë ajo, janë provuar të gjithë me propozimet e Listës Serbe”, ka thënë Mazllum Baraliu – Ish-profesor i të Drejtës Kushtetuese.

Sipas Baraliut kërkesa duhet të vlerësohet e pa-pranueshme edhe për shkak të synimeve bllokuesë të Listës Serbe.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika