Lista Serbe reagon ndaj deklaratave të ministrit Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për sulmet në veri kishte thënë se Millan Radojçiq është njëri ndër krerët e kësaj strukture, e për këtë ka reaguar Lista Serbe duke thënë se të dielën e 31 korrikut u afirmua se sa autoritet ka Radojçiq në mesin e serbëve

Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe ka reaguar duke thënë se kjo deklaratë përshkruan qëndrimin antiserb të autoriteteve në Kosovë të udhëhequra nga Albin Kurti, i cili dëshiron të shkaktojë konflikte që mund të kenë pasoja të pangushëllueshme në mbarë botën.

“Ministri Sveçla nuk mund të pranojë se serbët në veri janë më të bashkuar se kurrë, nuk mund të pranojë se serbët janë të vendosur të mbijetojnë dhe të qëndrojnë përkundër kërcënimeve, t’i besojnë kryesisë së Listës Serbe, të dielën treguan se ata nuk kanë frikë, ai duhet të pranojë se sa autoritet ka Radojçiq në mesin e serbëve”, thuhet në njoftim.

“E vetmja gjë e vërtetë që tha ministri Sveçla në deklaratën e tij është se Lista Serbe nuk bashkëpunon me qeverinë e Albin Kurtit, sepse punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është largimi i Albin Kurtit nga pushteti, i cili është në interesin tonë dhe të gjithë atyre që duan të jetojnë në paqe në këtë zonë”, thuhet më tutje në reagimin e Listës Serbe.

Ndryshe, ministri Sveçla për sulmet në veri kishte thënë se Millan Radojçiq është njëri ndër krerët e kësaj strukture.

“Tashmë ai është i arratisur. Sipas informatave që kemi, ndodhet në territorin e Serbisë, por definitivisht që është i kërkuar nga drejtësia në Kosovë, dhe në momentin e parë të mundshëm, ai do të vihet para drejtësisë”, kishte thënë Sveçla.

Sveçla: Radoiçiq është njëri ndër krerët e strukturave ilegale në veri

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika