“Lista Serbe sot bëri thirrje që fëmijët të shkojnë në shkolla, autobusët u kthyen zbrazët”

Arbër Vokrri, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, ka njoftuar se Lista Serbe këtë të diel ka bërë thirrje që fëmijët të shkojnë sot në shkollë. Sipas tij, ata kanë ofruar transport për fëmijët, por asnjë familje nuk i është përgjigjur pozitivisht

Arbër Vokrri, zëvendësministër i Pushtetit Lokal, i cili ndodhet aktualisht në Leposaviq, ka njoftuar se Lista Serbe këtë të diel ka bërë thirrje që fëmijët të shkojnë sot në shkollë.

Sipas tij, ata kanë ofruar transport për fëmijët, por asnjë familje nuk i është përgjigjur pozitivisht.

Ai thotë se autobusët janë kthyer zbrazët.

Vokrri beson se ky është një argument shtesë që Lista Serbe nuk ka ndikim më te qytetarët serbë.

“Procesi po zhvillohet pa ndonjë problem, dalja është relativisht e ulët. Këtë e interpretoj më shumë si mungesë e vullnetit për t’i shkarkuar kryetarët. E mora lajmin se Lista Serbe ka bërë thirrje për ditën e sotme që në shkolla të mblidhen fëmijët për të zhvilluar aktivitete dhe e ka ofruar infrastrukturën për këtë, bartjen e fëmijëve me autobusë dhe asnjë familje e vetme nuk është përgjigjur. Të gjithë autobusët u kthyen të zbrazët. Është një argument shtesë që Lista Serbe nuk e ka ndikimin që e ka pasur te qytetarët serbë”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika