Litri i naftës deri në fundjavë ishte deri në 1.30 euro, por importohej nga 0.97 deri në 1.05 euro

Dallim i madh ndërmjet çmimit të importit të naftës dhe atij të shitjes në pikat me pakicë është regjistruar ditëve të fundit. Sipas statistikave të Doganës, një litër naftë, përfshirë taksat, importohet nga 0.97 deri në 1.05 euro. Por, në pikat e shitjes çmimi dominues është 1.28 euro, ndërsa deri në fundjavë ishte 1.30 euro. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk tregoi nëse janë në dijeni të dallimeve e as nëse do të ndërmarrin ndonjë veprim.

Çmimi dominues për një litër naftë standarde, në pikat e mëdha të shitjes me pakicë, është 1 euro e 28 centë.

E deri në fundjavën që shkoi një litër naftë në të njëjtat pika kushtonte 1 euro e 30 centë.

Madje për naftë të cilësisë më të lartë shkonte deri në 1 euro e 37 centë.

Sidoqoftë, ka edhe pika të shitjes që një litër naftë e shesin pak mbi 1 euro e 20 centë.

Por, çmimi mesatar i importit në katër ditët e para të Dhjetorit, sipas statistikave të Doganës, sillet rreth 1 euro e 5 centë për litër – përfshirë taksat.

Pra, deri në 25 centë më pak sesa shitja në pikat me pakicë, për naftë standarde.

Madje, sipas të statistikave që Dogana i ka përcjellë TV Dukagjinit, më 4 Dhjetor, në një rast çmimi mesatar i importit ishte 97.5 centë për litër duke përfshirë taksat.

Apo, 32 centë e gjysmë dallim me çmimin e shitjes në tregun vendor.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht inspektorati përgjegjës për tregun e naftës, nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit nëse janë në dijeni të këtyre dallimeve, e as nëse do të ndërmarrin ndonjë veprim.

Viteve të fundit, kjo ministri, nëpërmjet një udhëzimi administrativ disa herë kishte vendosur çmime tavan për naftën – duke kufizuar marzhën e fitimit për shitjen me pakicë në 12 centë për litër.

Sidoqoftë, në mungesë të veprimit institucionalë mbikëqyrës, kjo masë nuk është respektuar gjithmonë.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika