Liverpool transferon Calvin Ramsay

Klubi anglez Liverpool ka konfirmuar nënshkrimin me Calvin Ramsay, pasi ranë dakord për 6.5 milionë funte me e ekipin e tij, Aberdeen

Mbrojtësi i djathtë, Calvin Ramsay, i është bashkuar Liverpool-it nga Aberdeen për 7.5 milionë euro.

Ramsay është ardhja e tretë për Liverpool-in, pas Darwin Nunez dhe Fabio Carvalho.

Liverpool-i ka qenë në negociata me klubin skocez për javë të tëra, por Sportsmail zbuloi tri ditë më parë se, ata kishin ndërmjetësuar një marrëveshjeje që do t’i shihte ata të paguajnë 5 milionë euro fillestare, me 2.5 milionë euro të tjera bonuse, njofton DailyMail.

“Është  vërtet një ëndërr e realizuar të jem këtu”, tha Ramsay për faqen zyrtare të klubit.

Calvin Ramsay,

“Ishte një ëndërr e realizuar për të luajtur për Aberdeen, dhe tani të jem në një nga klubet më të mëdha, nëse jo më të mëdhatë në botë. Eshtë një arritje masive dhe mezi pres të përpiqem t’u tregoj tifozëve talentin që kam”, shtoi lojtari më i ri i Liverpoolit.

Kjo blerje vjen pas largimit të sulmuesit senegalez Sadio Mane, për në Bayern.

Sadio Mane kalon të Bayerni 

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika