“Lufta e FARK-ut në Kosovë”, Bicaj: Na pat mbetur një anije me armatim në portin e Durrësit, kurrë s’e kemi marrë

Halil Bicaj, ish-Ministri i Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit, ka treguar se në atë kohë (gjatë kohës së luftës) ishte një situatë shumë e vështirë me një embargo në armatim, por ata kanë bërë përpjekje për të organizuar Forcat e Armatosura të Kosovës sa më shpejt që ishte e mundur. Ai ka theksuar se një anije me armatim ishte dërguar në portin e Durrësit për ta ndihmuar, por armatimi në anije nuk u mor në përdorim nga vetë FARK-u. Për të bërë më të qartë, Bicaj ka shtuar se armatimi i mbetur më vonë nuk u administrua nga shteti shqiptar, por nga një entitet "më lartë" jashtë tij, i cili u mundua të ua shesë këto armë

Halil Bicaj, ish-Ministri i Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit

Halil Bicaj, ish-Ministri i Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit, ka dhënë një intervistë në “Debat Plus” ku ka diskutuar rreth luftës së “vonuar” të Forcave e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) në luftën që po zhvillohej në Kosovë kundër okupatorit serb.

Bicaj, ka thënë se kanë vepruar në mënyrën më të shpejt që kanë mundur, duke theksuar se atëbotë një anije me armatim u kishte mbetur ne portin e Durrësit. Dhe këto armë më vonë “dikush më lartë dhe jo shteti shqiptar” do të tentonte tu’a shiste, pra armët e tyre.

“Ne kemi vepruar në mënyrën më të shpejt të mundur në atë kohë. Njerëzit harrojnë që kemi pasur embargo në armatim. Neve na ka ardhë një anije me armatim në portin e Durrësit, kurrë se kemi marrë. E ka marrë dikush tjetër, pastaj tentojshin të m’i shtinin armët e mia, mua. Armët që janë kanë për ushtrinë e Kosovës. Nuk është shteti shqiptar por dikush më lartë që e ka bërë këtë”, ka thënë Bicaj.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika