Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 130,000 janë zhvendosur për shkak të dhunës që ka përfshirë përdorim artillerie të rëndë dhe blloqe raketash në zonat kufitare, përfshirë provincën bregdetare Trat të Tajlandës, raporton Reuters përcjell Dukagjii.
Tajlanda raporton 19 të vdekur, ndërsa Kamboxha raporton vdekjen e pesë ushtarëve dhe tetë civilëve.
Palët fajësojnë njëra-tjetrën për fillimin e konfliktit. Tajlanda akuzon Kamboxhën për përdorim të minave të reja tokësore në territorin tajlandez, ndërsa Kamboxha e quan Tajlandën agresore që “shkel sovranitetin” e saj dhe po përdor dhunë të paarsyeshme.
Gjatë bisedimeve të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tajlanda kërkoi ndërhyrje të menjëhershme dhe fillim të dialogut, duke bërë thirrje që Kamboxha të ndalojë sulmet e saj.
Kamboxha ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për reagim të ashpër ndaj Tajlandës.
Ndërkohë, Tajlanda ka refuzuar ndërhyrje ndërkombëtare për ndërmjetësim, duke përfshirë ofertat nga SHBA, Kina dhe Malajzia (kryesuese aktuale e ASEAN-it) dhe insiston për negociata dypalëshe, me përfshirje të kufizuar të ASEAN-it në mënyrë që të lehtësojë dialogun.
Dhuna ka përfshirë zona të shumta kufitare, duke goditur edhe zona civile si shkolla dhe spitale pranë tempullit Ta Muen Thom, një zonë historike dhe e kontestuar mes dy shteteve.
Situata pritet të mbetet e tensionuar, ndërsa ndërmarrja e veprimeve ushtarake brenda territorit të dy vendeve dhe reagimi i ndërkombëtarëve mbeten thelbësorë për evitimin e përshkallëzimit më të gjerë.