Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko pas takimit që pati me presidentin rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se ky i fundit ka një ‘propozim shumë të mirë’ për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – për të cilin tha se mbështetet gjerësisht nga Shtetet e Bashkuara.
Lukashenko, i cili u takua me Putinin në Moskë për më shumë se pesë orë, nuk tregoit se çfarë përfshinte propozimi, por shtoi se i ishte paraqitur presidentit amerikan, Donald Trump, kur ai mbajti një samit me Putinin në Alaska muajin e kaluar, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
“Unë dhe Presidenti Putin e diskutuam, por unë nuk do të flas për të. Vetë presidenti do ta thotë. Është një propozim i mirë për Ukrainën, propozime që u dëgjuan nga Donald Trump në Alaska, ndër vende të tjera, dhe u çuan në Uashington për shqyrtim dhe diskutim. Një propozim shumë i mirë”, tha Lukashenko.
Tutje, Lukashenko shtoi se nëse ukrainasit nuk i pranojnë këto propozime, do të jetë siç ishte në fillim të operacionit ushtarak special, duke përdorur termin e Moskës për pushtimin e Ukrainës.
“Do të jetë edhe më keq, ata do ta humbasin Ukrainën”.