Lulzim Halili arrestohet në Serbi si ish-ushtar i UÇK-së, OVL-UÇK: Nuk ishte pjesë e jona

Shërbimi Sekret i Serbisë, BIA e ka arrestuar Lulzim Halilin nga qyteti i Pejës si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë si pjesë e UÇK-së, siç kanë raportuar mediat serbe. Megjithatë, OVL-UÇK thonë se ai nuk ishte pjesë e luftës në Kosovë. Kjo po konsiderohet e qëllimshme si kundërpërgjigje ndaj arrestimeve të fundit nga Policia e Kosovës

Lulzim Halili nga qyteti i Pejës, është kosovari i radhës i arrestuar nga shteti i Serbisë.

Ai u ndalua nga Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë, e njohur si BIA, në qytetin e Svilanacit, në Serbi.

Siç raportuan meidat serbe, ai u arrestua nën dyshimin për krime lufte ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë, megjithëse detajet konkrete nuk janë bërë ende publike zyrtarisht.

Sipas këtyre raportimeve, Halili kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këtë e mohuan nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Kosovë, të cilët thanë se Halili nuk gjendet në asnjë nga listat e ushtarëve që ata posedojnë, e as në atë të Pejës.

“Sa i përket rastit konkret, arrestimit dje, kemi informacione të sakta nga burimet tona dhe nga regjistrat tonë, se personi në fjalë nuk është pjesë e organizatës së veteranëve të luftës, dhe nuk ka qenë pjesë e luftës çlirimtare në Kosovë”, ka thënë Fatmir Sopi, Nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Përkundër kësaj, Sopi thotë se assesi nuk duhet që pjesëtarët e UÇK-së të kalojnë nëpër Serbi.

“Sepse dihet se ky shtet është i disponuar armiqësisht ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj është me rrezik shumë të madh kalimi nëpër Serbi”, ka thënë Fatmir Sopi, Nënkryetar i OVL-UÇK-së.

Ndërkaq, cila do ishte arsyeja që shteti serb të paraqiste si ushtar të UÇK-së një person që nuk ishte pjesë e saj?

“Si kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë e arrestimeve që janë bërë nga ana e Policisë së Kosovës, qoftë për zv.shefin e zyrës për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, apo arrestimin e bashkëpunëtorit të BIA-s serbe, pra në këtë formë Serbia po tenton të mbajë diskursin e narrativës të gjallë, që në mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ketë paqe”, ka thënë Drizan Shala, Ekspert i sigurisë.

Në burgjet në Serbi vazhdon të mbetet edhe ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, që u arrestua për pjesëmarrje në konfliktin e Banjskës, ani pse në atë kohë nuk i takonte asnjë institucioni të sigurisë në Kosovë.

Kohëve të fundit disa shtetas serbë janë arrestuar në Kosovë nën dyshime të ndryshme, përfshirë për spiunazh por rasti i fundit ishte ai i arrestimit të zëvendës shefit të Zyrës për Kosovën, Igor Popoviq, për të cilin vet Vuçiqi paralajmëroi ‘masa të paparashikueshme’.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika